Header Ads

Serialet me te mira televizive ne Amerike sipas cmimeve Emmy

Elizabeth Moss /Handmaids Tale


Cmimet "Emmy" jane cmimet vlersuese te prodhimeve televizive me te mira ne Amerike, te cilat shperblejne cdo prodhim duke filluar nga edicionet e lajmeve ne rang lokal e deri tek serialet e filmat televiziv ne rang kombetar. Nata finale e mbushur me aktoret me te preferuar amerikan pertej ndricimit dhe spektaklit ne fund te fundit ka per qellim kryesor dhe pak a shume final ti tregoj publikut se cilet jane serialet televiziv qe duhet te ndjekin. Sipas vleresimeve te ketij viti, rekomandimet e Emmy jane keto:



The Handmaid's Tale (Rrefimi i sherbetores)

              
                                           Ky serial ishte dhe fituesi me i madh i nates. 

Miqte tane na e rekomanduan ne maksimum kete serial, neve pas dy serive na humbi kurioziteti, pavarsisht interpretimit dhe realizimit shume te mire. Ndoshta duhet te tregoheshim me te duruar , por kush ka kohe te shikoj gjashte seri dhe ...prape te mos te pelqej? 

Veep (Zevendes Presidentja)

Nese nuk arrini te kuptoni rremujen politike te viteve te fundit ne Amerike, mjafton te shikoni Veep dhe cdo gje do ju behet me e qarte. Nje tragjikomedi qe i thote gjerat sic jane duke te shokuar me faktin sesa i perngjajne realitetit, nje realitet qe me nje gote vere jo vetem e shtyn, por dhe te ben te qeshesh me te madhe. Nuk duhet ta humbisni! 

Big Little Lies ( Genjeshtarat e vogla te madherishme) 

Nje serial sezonal me nje trupe aktoresh te jashtezakonshme, nuk duhet lene pa u pare, biles duhet ta kishit pare tashme. 

This Is Us (Mberritem - Titulli s'ka kuptim ne shqip, por ne anglisht me se shumti percakton mberritjen ne destinacion psh. Kur je me miq duke ecur dhe mberrin prane destinacionit thua "This is us" per te treguar qe ju keni mberritur ne vendin per ku ishit nisur. ) Ne nuk e kemi pare serialin por kritika e ka vlersuar shume dhe suksesi ka qene i pamohueshem saqe NBC ka nenshkruar dhe kontraten per sezonin e trete. Preferohet te shihet me se shumti nga familjaret. 

Atlanta - Atlanta (Qytet ne Amerike)

Nje rrepist nga Atlanta qe mundohet te hyj ne biznesin muzikor dhe ben nje paralele midis jetes normale dhe jetes se "rrugeve".  Ne mund te ju rekomandonim shume seriale te tjere me te mire, por Emmy_it i ka pelqyer ky. Jalla moj Emmy!

Master of None (Kurrfar mjeshtri)

Kjo do tingelloj pak si keq, por fakti qe Aziz Ansari interpreton njesoj ne cdo film/serial na ka bere qe mos ta shikojme as ne kete serial. Do e kishim provuar njehere, por kur lexuam gati ne cdo interviste promovuese se sa kishte vuajtur nga te qenit indian ne Hollvud e sesi i jepnin te njejtat role blla blla blla na e hoqi dhe ate pak kersheri qe kishim. Lena Waithe mund te jete nje skenariste e talentuar, por yeah...Azizi. 

The Crown (Kurora)

Dhe me na pagu nuk shikojme nje tjeter serial rreth jetes se mbretereshes Elizabet se na o bo si vjerra. Dime me shume per Elizabetat e Anglise se Skenderbeun e Shqiperise. Seriali mund te jete i mrekullueshem, ta gezojne, s'na ben me e pa. 

The Night of (Nata e...) 

Pavarsisht realizimit dhe aktrimit te mire, eshte nje histori e  formuar nga dy tre histori te tjera qe huazojne nga filmat hollivudian ne menyre direkte. Nese jeni fans i "Law & Order" etj do ju pelqej. 


Keto pra ishin vlersimet kryesore te Emmy. Cuditerisht fituesit vijne jo nga kanalet kabllore, por me teper nga sherbimet televizive internetore si Netflix apo Hulu. E permendem kete, per te treguar se ketu dicka nuk shkon burra. Sado qe keto sherbime jane bere popullore, shumica e amerikaneve ende i qendrojne besnik kabllit. Ne te njejten kohe, pavarsisht bujes mediatike, serialet ne kabell kane treguar gjate gjithe vitit qe jane shume here me te ndjekura dhe me cilesore se sherbimet televizive internetore. Nje prej serialeve me te mire te vitit ishte "Westworld" ne HBO, per te mos thene seriali me perfekt. Ideja shume origjinale, skenari i arrire, aktrimi i persosur, skenografia e mrekullueshme. Ky serial u nominua me numrin rekord ne 22 kategori te Emmy dhe si perfundim....nuk fitoi asnje. A me moooooooo! U be me keq se Festivali i RTSH! 









No comments

Powered by Blogger.