Header Ads

"It" kllouni qe shpetoi Hollivudin



Ne fund te gushtit industria e filmit ne Amerike, pa humbje prej 10% nga viti i shkuar me shume prodhime kinematografike te cilat deshtuan ne ekranin e madh. Arsyet e deshtimit mund te jene te shumta, por kryesorja eshte ajo cka shume filmdashes kane kohe qe e thone me sa kane ne koke; Boll me filma monotone dhe te sterrpare! Vec, fati i ka prire serisht Hollivudit dhe duket se sezoni do te mbyllet me rezultate pozitive fale filmit "It". Kllouni femije-hengers vazhdon te kryesoje listen e filmave me te ndjekur ne vend me nje shifer rekord prej 218 milion dollaresh (brenda dy javeve) duke u shnderruar jo vetem ne nje prej filmave me fitimprures te vitit, por dhe ne nje prej filmave me te suksesshem horror ne historine e kinemase amerikae e boterore. 




No comments

Powered by Blogger.