Header Ads

"T'padashtun" perfaqson Kosoven ne garen e Oscar 2018



Filmi "T'padashtun" i Edon Rizvanollit, eshte perzgjedhur nga "Qendra Kinematografike e Kosoves" per te perfaqsuar Kosoven ne kategorine e filmit te huaj, te cmimeve "Oscar 2018". Filmi i prodhuar nga "1244 Productions" (Kosove) dhe "Asfalt Films" (Hollande) tregon historine e adoleshentit Alban (Jason De Ridder) dhe nenes se tij (Adriana Matoshi), te cilet jetojne ne Amsterdam ku jane shperngulur pas luftes ne Kosove. Kur Albani lidhet me Anen (Niki Verkaar) e cila eshte me origjine serbe, e jema e tij kundershton bashkimin e tyre, por si Ana dhe Albani ndihen me teper hollandeze sesa banore te shteteve nga kane prejardhjen dhe konflikti i serbeve dhe shqiptareve nuk i pengon per te qendruar bashke. Vec, gjerat nuk jane kaq te thjeshta, dhe qe te mos ju tregojme komplet filmin, thjeshte po ju themi qe pavarsisht se tema eshte prekur shpesh here ne kinematografine shqiptare, pjesa vazhduese e filmit eshte vertete interesante. 

Konkuruesit perfundimtar te kesaj kategorie per Oscar, do te shpallen me 23 janar te 2018, ndersa shperndarja e cmimeve do te mbahet me 4 mars te 2018. Me poshte ju mund te ndiqni dhe reklamen e filmit, nderkohe per me teper informacion vizitoni faqen zyrtare www.Unwanted-movie.info 

No comments

Powered by Blogger.