Header Ads

Gjeniu shqiptar ne "Batman"



"Batman" eshte nje prej personazheve me te njohur dhe me te suksesshem kinematografik ne bote. Libra, seriale televizive, e filmat rreth ketij personazhi kane shoqeruar femijerine e brez pas brezi ne bote. Normalisht, qe dhe ne shqiptaret do e gjenim nje menyre per te qene pjese e historive te tij. Mund te jemi pak, po ne cdo qoshe jemi. Ne nje prej historive heroike te Batman, flitet dhe per Eivol Ekdal apo sic njihet me nofken - Gjeniu shqiptar, i cili u shfaq per here te pare ne serialin e Batman ne vitin 1966 ne serite "Zelda the Great" dhe "A Death Worse Than Fate". Gjeniu shqiptar eshte nje personazh i cili krijon pajisje te ndryshme per te ndihmuar arratisjet e Zelda the Great (Vjedhesja e bankave) nje magjistare e cila cdo vit ne nje prill planifikonte nje grabitje. Roli i Eivol Ekdal u luajt nga aktori Jack Kruschen, kandidat per Oscar me filmin "Apartamenti". Gjeniu shqiptar gjithashtu ka dhe melodine e tij personale te cilen mund ta degjoni me poshte.


No comments

Powered by Blogger.