Header Ads

Nominimet Oskar - Ja vlersimet tona


Jimmy Kimmel, prezantuesi i edicionit te 90 te Oskar

Nominimet per t Oskar tashme jane bere zyrtare dhe me daten kater mars do te shpallen fituesit e edicionit te 90 te ketyre cmimeve. Kudo ne shtyp, shkruhet per prote dhe kundrat e filmave dhe supozimet mbi fituesit. Ne sic do vit kemi ndjekur te gjithe filmat konkurues dhe keto jane vlersimet e parashikimet tona: 


              

OSCARS 2018 




FILMI ME I MIRE

DARKEST HOUR 

Nje film historik i realizuar shume mire dhe me interpretim korrekt, perbush cdo kriter te akademise per te fituar te pakten nominimin. Megjithate filmi le per te deshiruar pasi pervecse interpretimit fantastik te Gary Oldman, nuk ka asgje qe te beje per te terhequr kureshtjen apo te mbaj peng. Duke qene se tregon per nje figure si Churchill dhe nje pike kaq te rendesishme te historise angleze e boterore, regjizori nuk ka mundesi "te leviz" shume me kreativitetin e tij. E duke qene se historia pak a shume dihet, mungesa e fakteve interesante apo dickaje te re ne kete histori e bejne filmin monoton.

Fitues: 👎🏻

CALL ME BY YOUR NAME

Nje film qe tregon per nje adoleshent i cili po hyn ne etapen e "burrerimit" dhe zbulimit te vetvetes ne aspektin seksual dhe shoqeror, eshte realizuar me nje thjeshtesi dhe realizem qe e ben nje prej filmave romantik me te mire te vitit. Me nje skenar dhe aktrim te shkelqyer, Call Me By Your Name eshte filmi i dyte pretendent ne kete liste, por nuk pritet te fitoje duke pasur parasysh se vjet fitoi "Moonlight" dhe pavarsisht se Akademia "promovon" forte minoritetet shoqerore ne keto vitet e fundit, thelle-thelle nuk i lejon vetes qe per dy vite rresht te fitoj nje film me te njejten tematike. 

Fitues: 👎🏻 👍🏻

DUNKIRK

E vetmja arsye perse ky film gjendet ne kete liste eshte fale realizimit dhe drejtimit kinematografik. Nuk ka asnje personazh te cilit i dedikohet nje kohe e mjaftueshme per te vlersuar aktrimin. I vetmi aktor ketu jane efektet speciale, te cilat ne kinema pas 30 minutash u bene aq te bezdishme dhe aq te zhurmshme sa te jepnin dhe dhimje koke. Ideja eshte e qarte. Te portretizojme nje prej momenteve me te rendesishme te historise angleze, ne menyren me reale, me te frikshme, me te prekshme te mundshme, por ne vend te aktorve kjo eshte bere me zhurmat e bombave, predhave, sirenave etj. Ashtu si dhe ne Darkest Hour, perfundimi i ngjarjes dihet e midis fillimit dhe fundit nuk ndodh asgje interesante. 

Fitues: 👎🏻

GET OUT

Pas 100 vjetesh mosvlersimi te talenteve nga pakicat shoqerore, Akademija tashme po mundohet te "shpaguaj" vetveten, por me teper se per te vlersuar apo nxjerr ne pah talente te verteta, e ben kete sa per te thene. Ky film eshte rasti me i mire qe e shpalos kete. Une nuk di si ndihen prodhuesit e ketij filmi por personalisht dhe pse i gezuar per nominimin, do mendoja se po talleshin. Filmi s'ka asgje te re, nuk ka ndonje realizim qe s'mund ta gjesh ne 1000 filma te pavarur qe prodhohen cdo vit, biles huazon dhe nga shume filma te tjere. Kjo eshte aq e vertete sa ne Golden Globes, ky film u nominua ne kategorine "Komedi". Se si qysh tek, ata e dine, por tregon qarte qe thjesht e kane perdorur per te patur perfaqsues nga cdo pakice shoqerore, e normale qe nuk i dhane cmim. Ky film eshte aq limonate, saqe ti e di hap pas hapi se cfare do ndodhe. Sigurisht, sepse eshte realizur per defrim e jo per Oskar. 

Fitues: 👎🏻

LADY BIRD

Lady Bird eshte nje film i kendshem, i sinqerte, familjar, real me nje interpretim te shkelqyer qe te rikthen ne adoleshence ne me shume se ne nje moment. Problemi me kete film eshte se u reklamua dhe u vlersua aq larte ne media cka te beri te prisje ndonje "shpikje" kinematografike. E kete "shpikje" apo moment, padashur e pret ne tere filmin dhe...nuk ndodh. Ne fakt eshte thjeshte nje drame familiare e realizuar kaq paster saqe i perket pothuajse cdo familje qe e ndjek. 

PHANTOM THREAD

Filmi eshte rreth mese dy ore dhe zvarritet e zvarritet saqe fillon e te lodh. Kuptohet, filmi kerkon te portretizoj deri ne imtesi ambientit dhe personazhin kryesor, per dhe vete rolin qe perfaqson ne ate epoke te modes angleze, por pervec fanatikeve te filmit, te tjeret do e shohin si te pakuptimte kete "imtesi". Si te thuash, cka ka interesante kjo histori, ky film, pervec bukurise artistike, veshjeve ,realizimit kinematografik dhe aktrimit? Ku eshte historia? Ne fakt historia vjen. Me vonese, por vjen dhe eshte vertete nje surprize e kendshme kinematografike. Problemi eshte se vjen aq vone ne film saqe nuk shpaguan dot nje ore e gjysem te humbur. Eshte sikur regjizori ka menduar nje fund filmi perfekt dhe me pas eshte munduar te gjej nje rruge per te mberritur deri aty. E fituara nga ky film del Vicky Krieps e cila eshte FANTASTIKE dhe duhej te kishte fituar nje nominim. 

Fitues: 👎🏻

THE POST

Kete vit shumices se filmave ju mungon nje histori per te qene. Duket se jane nisur me idene qe "Shiko, te bejme nje film per kete ngjarje qe ka qene kaq e bujshme, kaq e rendesishme?  Ta realizojme bukur, aktoret me te mire, efektet me te mira...", por kur vjen puna 80 minutat e tjera te filmit, jane komplet te mbushura me ngjarje boshe. Pak a shume "The Post", luan me idene qe a do ta botojne apo jo shkrimin (qe pas 100 vjetesh te gjithe e dine qe u botuan) dhe cdo gje ne mes eshte e siperfaqshme. Normale, qe kjo pritej, sepse sado "te sinqerte" ne film, per shkak te ceshtjeve ligjore ata nuk mund ti bejne dot publike momentet dhe elementet me interesante. Atehere perse nuk e lene me nje doumentar? 

Fitues: 👎🏻

THE SHAPE OF WATER

Filmi me i merzitshem ne liste. Sinqerisht! E akoma me te merzitshem e ben fakti qe realizimi kinematografik, regjia dhe efektet jane shume,shume te mira. Historia...si "E bukura dhe bisha", vetem se kjo nuk eshte dhe aq e bukur e bisha pas seksit nuk shnderrohet ne princ. Dmth, pak a shume versioni emo i "E bukura dhe bisha". Ehhhh, kritiket mundohen te gjejne qoshe per te analizuar ndjenjen shpirterore midis te huajes dhe normales, midis te jashtmes dhe te brendshmes...po atehere aty e kishin "E bukura dhe bisha" ta nominonin dhe ate. Se po ti marresh e shikosh me lupe te gjitha si tha ai - dhe sorra e bukur eshte. 


Fitues: 👎🏻


THREE BILLBOARDS OUTSIDE EBBING MISSOURI 

Ky eshte dhe filmi fitues i ketij edicioni. Skenari eshte i vecante, i gjetur, prekes, personal, real, jetesor etj etj, mund te vazhdojme me gjate. Perzgjedhja e aktoreve eshte jashtezakonisht e perpikte dhe Frances McDormand eshte magjike! Nuk ka nje moment ne film qe te ndihet i huaj, i shtire, jashte skenarit apo i perdorur per te bere pervete publikun e per te fituar kohe. Mbi te gjitha, eshte origjinal ne menyren sesi trajton e percjell tematiken e tij, qe te terheq e te ben pervete qe ne minutat e para. Duhet te fitoje!


Fitues: 👍🏻👍🏻👍🏻👍🏻👍🏻👍🏻👍🏻



Perzgjedhjet e tjera:

Aktori me i mire: Duhet te fitoje Timothee Chalamet / Do fitoje Garu Oldman
Aktorja me e mire: Duhet te fitoje / Do fitoje Frances McDormand 
Aktori jo-protagonist: Duhet te fitoje Sam Rockwell/ Do fitoje Sam Rockwell
Aktorja jo-protagoniste: Duhet te fitoje/Do fitoje Allison Janney ose Laurie Metcalf  - Jemi ne barazim ketu.
Regjizori me i mire: Duhet ta fitoje (me teper do donim ta fitonte) Greta Gerwig/ Do ta fitoj Guillermo del Toro (Nuk na pelqeu filmi por regjia eshte super)
Filmi i animuar: Duhet ta fitoje Loving Vincent/ Do ta fitoj Coco
Skenari origjinal : Duhet ta fitoj /Do ta fitoj Three Billboards Outside Ebbing Missouri 
Skenari adaptuar: Duhet ta fitoj / Do ta fitoj Call Me By your Name
Filmi i huaj me i mire - Kemi dhe tre per te pare dhe ju bejme te ditur, pasi ende nuk kane dale ne Amerike. 
Kenga origjinale: Duhet ta fitoj / Do e fitoj "This Is Me" nga "The Greatest Showman"
ps. Cuditerisht "Never Enough" po nga ky film nuk u nominua. Nese e keni pare filmin ne kinema do te keni vene re sesi e gjithe salla heshti nga fillimi deri ne fund te kenges. Nje moment magjik qe te sjell ndermend afersisht "My Heart Will Go On". 


No comments

Powered by Blogger.