Header Ads

Will Smith lufton me shqiptaret ne serine e re te "Bad Boys 3"

Martin Lawrence dhe Will Smith



Kjo eshte pak e veshtire per tu shpjeguar, pasi shumica e te rinjve sot nuk kishin lindur akoma, lere ne serine e pare, por as ne serine e dyte te "Bad Boys" (Pershtatur ne shqip Naçut).
 Kane kaluar rreth 23 vite qe nga dita kur ky film debutoi ne kinema duke u bere jo vetem nje prej filmave me te njohur te viteve '90, por dhe filmi qe i solli Will Smith dhe Martin Lawrence suksesin ne ekranin e gjere. Te njohur prej vitesh ne televizion si protagoniste te "Princi i Bel Air" dhe "Martin",  ishte pikerisht filmi "Bad Boys" qe i ndihmoi aktoret dhe ju siguroi suksesin kinematografik ne Hollivud.  Nje film i mbushur me aksion dhe humor, tregon historine e dy agjenteve policesk, njeri i martuar e tjetri beqar, gjate perpjekjeve te tyre per te luftuar krimin. 

Pas shume perpjekjeve per ta risjell ne ekranin e gjere nga kompania Sony, duket se te gjitha palet kane rene ne ujdi dhe filmi do te filloj xhirimet ne muajin gusht. Ne kemi mesuar se subjekti i serise se trete "Bad Boys" ka te bej me shqiptaret. Sigursht, fale "Taken" shqiptaret tani jane te fortet e Europes, eksporti mafioz me i madh qe prej Kazanostres dhe steriotipi me i ri ne Hollivud. 
Filmi do te flase per nje shqiptar i cili ve nje shume te madhe lekesh per koken e personazhit te Martin Lawrence dhe partnerit te tij te ri, per tu hakmarre per vrasjen e te vellait, per te cilin ai fajson Martin. Personazhi i Will Smith, pas nje krize te moshes se mesme dhe "ftohjeje" miqesie me Martin, rikthehet per te shpetuar dhe rifituar miqsine e ketij te fundit. 

"Bad Boys 3" apo sic njohet ndryshe dhe "Bad Boys for Life" ka per regjizore Adil El Arbi dhe Bilal Fallah me nje buxhet mbi 100 milion dollare, cka do te thote qe pritet te kete shume aksion, efekte speciale si dhe perndarje te madhe ne kinemate boterore.  Teksa emrat e regjizoreve, skenaristeve dhe dy aktoreve protagoniste jane bere te ditur, ende nuk dihet se kush do te interpretoj rolin e shqiptarit kundershtar, apo rolet e tjera te shqiptareve ne film. 

Filmi ka caktuar dhe daten e publikimit ne kinema e cila do te jete 17 janar 2020. 


 Reklama e Bad Boys 1

 
 Reklama e Bad Boys 2

No comments

Powered by Blogger.